Subscribe

Kjo e martë sjell në ekranin e Vizion Plus finalen e madhe të spektaklit të talenteve “Gjeniu i vogël”.

 

Një mbrëmje magjike, ku jo vetëm do të zgjidhet zëri më i mirë, por do të interpretohen këngët më të bukura të rrugëtimit të fëmijëve. Puntata e gjashtëmbëdhjetë sjell gjithashtu plot lot, emocione dhe surpriza.

 

FEMIJET

1-“Jam shumë e gëzuar por dhe emocionuar që kam arritur deri këtu. Do të jem në sfidë me Irsën dhe do të interpretoj këngën “No time to die”.”

 

2-“Sot do të jetë një natë që ne do të kënaqemi dhe nuk kam shumë emocione për këtë pjesë, do jetë një natë e magjishme.”

 

3-“Sigurisht që kam emocione por shpresoj që këto emocione të më eliminohen në skenë. Unë do këndoj 3 këngë siç çdo konkurrent do bëj.”

 

Kjo eksperiencë ka qenë me e veçanta për të gjithë konkurrentët e sidomos për 12 finalistët e natës së sotme.

 

FEMIJET

 

1-“Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme për mua dhe më ka shërbyer dhe si një shkollë. Sigurisht që do më mungojë dhe  shoqëria që kam bërë këtu.”

 

2-“Ka qenë një eksperiencë që ka për të ngelur gjithmonë në zemrën time dhe nuk kam për ta harruar kurrë, por duket sikur nata finale do të na ndaj pak dhe nga njëri-tjetri.”

 

3–“Mund ta përshkruaj me tre fjalë, emocion, lumturi dhe do të më marri malli shumë sepse është diçka që nuk mund të përsëritet dy herë.”

 

 

Për të mos humbur këtë finale dhe për të zbuluar gjeniun e vogël të edicionit të tetë, zërat e së ardhmes ju lënë takim në orën 21, vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

SOT FINALJA E “GJENIUT TE VOGEL”

 

MBREMJE MAGJIKE NE EKRANIN E VIZION PLUS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *