Franca dhe Portugalia sfidojnë sot ne orën 21:00 njëra- tjetrën ne finalen e madhe te kampionatit evropian, qe do te luhet ne “Sent Denis” ne Paris. Gjelat, organizatore te këtij turneu janë favorite ne letër, per te fituar trofeun e trete evropian, pas atyre ne 1984 dhe ne vitin 2000, ndërsa luzitanet duan te thyejnë mallkimin e një trofeu te madh qe i mungon kaq shume, sidomos te asaj finaleje te humbur ne 2004 ne shtëpinë e tyre ndaj Greqisë. Portugezet vijnë ne këtë finale duke qene se kane ftuar vetëm 1 here deri tani ne këtë evropian brenda 90 minutave te rregullta dhe përpara kanë një detyre tmerrësisht te vështirë. Luajnë kundër nje ekipi me shume kualitetet, qe ka avantazhin e te qenit zot shtëpie dhe per me tepër kane 41 vite qe nuk fitojnë kundër Francës. Keta te fundit madje i kane fituar te 10 takimet e fundit kundër Portugalisë. Ajo qe shqetëson edhe me shume luzitanet është se francezet kane fituar dy here trofetë qe janë luajtur ne shtëpinë e tyre ne 1884 kampionatin evropian dhe kupën e botes ne 1998. Deshamp nuk pritet te beje ndryshime ne formacion ne raport me skuadrën fituese te gjysmëfinales kundër Gjermanisë. Sytë e Francës jane te gjitha te drejtuara tek Pogba dhe Grizman dy yjet me te mëdhenj te kësaj kombëtare. Deshamp u shpreh i bindur se te besuarit e tij mund te arrijnë nje tjetër sukses historik. Nga ana tjetër, Portugalia mund t’i gëzohet faktit se nuk ka presion aq te madh sa Franca. Skuadra nen drejtimin e Santos është me e balancuar. Spektakli mënjane per te arritur suksese. Vete trajneri portugez tha se do te ishte i lumtur sikur te kthehej ne shtëpi me trofeun, pavarësisht nje loje te keqe. Asnjë problem edhe ne organiken e portugezeve. Rikthehet William Karvaho nga pezullimi dhe Danlo ulet ne stol ndërsa Nani dhe Kristiano Ronaldo janë ata qe udhëheqin repartin ofensiv. Ndeshja do te gjykohet nga angleze Mark Clatenburg, i cili drejtohej edhe finale e Champions League ne kete edicion. Masat e sigurisë jane te jashtëzakonshme. Parisi do te eter i blinduar për këtë finale pasi 5 mije forca policie, do te patrullojnë ne kryeqytet. Angazhimi me i madh do te jete ne Fan Zone ne bulevardin Champs D’elyze, por edhe përreth stadiumit “Sent Denis”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *