Një tjetër fundjavë në “Ferma VIP 2” ka mbyllur një cikël të ngjeshur me ngjarje të papritura, rivalitete të forta dhe momente që kanë ndryshuar rrjedhën e lojës.
Largimi i Keisit, pas një vendimi të prerë të Agait për thyerje të rregullave, ka sjellë të tjera dinamika.
Spektakli i mbrëmjes së sotme premton surpriza, ndërsa fermerët kanë nisur aludimet lidhur me eliminimet apo renditjet e mundshme.
Një tjetër konkurrent do të mbyllë përgjithmonë rrugëtimin e tij. Mes Albës, Nur, Big Bastës, Andreas, Ronit, Elinarës dhe Yllit, publiku është ai që do të vendosë për fatin e tyre.
Konkurrentët janë të angazhuar çdo ditë me sfida që shpesh bëhen vendimtare në këtë pikë të lojës. Situata të tilla janë ato që po i shtojnë më shumë ngarkesë emocionale këtij reality show-i.
Ndërkohë, Big Mama vijon të mbajë postin e kryefermeres deri sot në mbrëmje, një vendim që është pritur shumë mirë nga pjesa tjetër e grupit. Por kush do të marrë këtë titull, apo fermerja do të vazhdojë të ketë drejtimin e punëve në fermë?
Ferma VIP 2, që transmetohet 24 orë në 7 ditë të javës, ka pasur momente që kanë lëkundur thellë raportet mes VIP-ave dhe kanë zbuluar karakteret e tyre të vërteta, duke i dhënë audiencës një pasqyrë më të thellë të dinamikës mes konkurentëve.
Të gjitha zhvillimet e fundit do të marrin zë, në natën e njëmbëdhjetë të spektaklit, në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus, si dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv





