Besimtarët Katolikë në Lezhë, me kremtimin e Ditës së Larit kanë nisur sot Javën e Madhe të Pashkëve. Në Lezhë është mbajtur mesha e shenjtë në Katedralen e Shën Nikollit.
Liturgjia e të Dielës së Larit shënon hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe hap javën e shenjtë që kulmon me Pashkën.
Dhe siç e kërkon besimi, qindra persona morën pjesë në Katedralen e Shën Nikollit, në meshën e shenjtë të drejtuar nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.
Tre çastet kulmore të kremtimit tё së Dielёs sё Larit, jane procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit./vizionplus.tv





