E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sot dy takimet e fundit të raundit të 1/8-ve

Takimet e para te raundit te nje te tetave te Uefa Champions League përfundojnë sonte ne Vizion Plus dhe platformën Tring me dy sfidat e fundit. Ne Ramon Sanchesz Pizuan, sevilla sfidon Manchester United te Hoze Murinjo. Tekniku portugez ka kërkuar te qetësoje skuadrën përpara kësaj përballje duke deklaruar se ëndrra per te titullin e Champions fillon vetem ne çerekfinale. Deri ne ketë tur ka ende shume rruge per te bere. Ne fund edhe nje kompliment me ironi per teknikun Montela, nje italian qe sipas Murinjos di si ta organizoje skuadrën ne prapavije. Per djajtë e kuq do te mungojnë Roho, Xhons, Felaini dhe Ibrahimovic, ndërsa ne stërvitjen e fundit është testuar edhe gjendja e Pogba, Rashford dhe Herera. Ne kampin kundërshtar, dy janë mungesat Carizo dhe Herera.

 

Ndërkohe ne stadiumin e Harkivit ukrainasit e Shaktar Donjeck përballet me italianet e Romes. Tekniku Di Francesko shkon drejt konfirmimit te skemës 4-2=3-1 me rikthimin e Kolarov ne mbrojtje. De Rosi e Strotman para prapavijës ndërsa edhe njëherë talenti turk Under do ti bashkëngjitet qe nga minuta e pare Naingolan dhe Peroti ne ndihme te Edin Xheko. Per ukrainasit Bernard ka lene pas dëmtimin dhe eshte i gatshëm duke iu bashkuar Marlos dhe Taison ne mbështetje te pykës se vetme Facundo Fereira. Trajneri i Romes nuk e ka fshehur ambicien per te kaluar ne çerekfinalet e turneut prestigjioz, duke pare potencialin qe ka skuadra. Italianeve ju mungon Karsdorp, Gonalons dhe Luca Pelegrini ndërsa ne dyshim është Florenci. Ne kampin kundërshtar Srna dhe Malishev nuk jane te gatshëm per skuadrën ukrainase.

Vazhdo të lexosh

Reklamë