E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Sot 12 të vdekur dhe 832 raste të reja/ Mbi 500 të shtruar në spitale

Këtë të martë janë konfirmuar edhe 12 të vdekur e 832 të infektuar të rinj në Shqipëri.

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2.176 testime dhe numri më i madh i rasteve të reja është zbuluar në Tiranë.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë. Në anën tjetër, situata në katër spitalet COVID po rëndohet.

 

Aktualisht janë të shtruar 506 pacientë, nga të cilët 39 në terapi intensive dhe 11 të intubuar. Gjithsej, në Shqipëri janë regjistruar 39.014 të infektuar, 19.384 të shëruar dhe 822 humbje jete.

 

 

Më shumë video