E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca uron Xhaçkën e Peleshin: Të vijojmë punën që Shqipëria të ecë më shpejt drejt BE

Pas Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar dy ministrat, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi në postet e reja në krye të Ministrisë së Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

Nëpërmjet një postimi në “Tëitter”, diplomati europian shkruan se pret tashmë nga Xhaçka dhe Peleshi që të vijojnë punën e përbashkët për të ndihmuar Shqipërinë që të ecë më shpejt në rrugën për anëtarësim në BE.

“Urime Olta Xhaçka & Niko Peleshi për emërimin e tyre si Ministra për Evropën & Punët e Jashtme dhe të Mbrojtjes. Presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndihmuar Shqipërinë të ecë shpejt në rrugën e saj të BE-së të pranimit.”

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe ish-ministrin e jashtëm në detyrë Gent Cakajn për bashkëpunimin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë