Soreca: Tregoni frymën e konsensusit edhe për integrimin, gjithçka varet nga ju
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit që po mbahet në Palllatin e Kongreseve, ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaroi se Bashkimi Evropian do të prezantojë shumë shpejt metodologjinë e kuadrit negociues për vendin. Ai shtoi se do të jetë e nevojshme që të gjitha palët të tregojnë vullnet dhe bashkëpunim të forte për këtë proces.
Ai theksoi se negociatat kërkojnë vullnet dhe 70 % e gjithë legjislacionit të BE duhet të vihet në zbatim të bashkive, e për këtë ai tha se duhet një angazhim i plotë.
“25 marsi 2020 ishte një datë historike për Shqipërinë dhe ju përgëzoj të gjitha palët që jeni bërë së bashku për reformën zgjedhore duke treguar frymën e konsensusit. BE do të prezantojë së shpejti kuadrin negociues për vendin dhe do të përcaktojë rregullat e reja të lojës për anëtarësimin në BE. Gjithçka është në duart tuaja, BE i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë të gjitha hapat që e sjellin më afër BE. Plani i veprimit që prezantohet sot trajton kushtet dhe është mirë që puna të vijojë në mënyrë paralele për të gjithë këta elementë dhe ta mbështesim Shqipërinë . Negociatat kërkojnë vullnet dhe 70 % e gjithë legjislacionit të BE duhet të vihet në zbatim të bashkive prandaj duhet një angazhim të plotë dhe konsultim me shoqërinë civile.”




