E shtunë, 19 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca: Reforma në drejtësi, pasaporta e Shqipërisë drejt BE

Ilustrim · Vizion Plus

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca e quajti reformën në drejtësi një pasaportë që do t’i hapë dyert Shqipërisë për të hyrë në familjen evropiane. Në një takim të organizuar nga ministrja Etilda Gjonaj, Soreca tha se duhet gjetur një zgjidhje për vendet e lëna bosh nga gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar.

 

“Ne të gjithë duhet të punojmë që të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për vakancat e krijuara nga procesi i rivlerësimit, shkolla e Magjistraturës duhet të jetë pjesa qëndrore e kësaj zgjidhje. Në aspektin afatgjatë duhet të bëjmë të pamundurën që trupat e reja të gjyqësorit, Këshillat, Inspektori i Lartë i Drejtësisë  dhe KED të funksionojnë në më të mirën e tyre dhe të ruajnë parimet e përgjegjshmërisë dhe pavarësisë. Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve do të jetë çelësi për suksesin që do të arrihet. Gjatë këtij viti vendimtar, 2020, do të arrijmë edhe më shumë. Reforma në drejtësi është pasaporta, motori që e shtyn Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.”

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh