E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Soreca: Reforma në drejtësi duhet të vijojë, e ardhmja e saj në duart e Shkollës së Magjistraturës

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca kërkoi që reforma në drejtësi të vijojë të zbatohet.

Përmes një reagimi në “Twitter”, ai uroi 277 të rinj që kanë aplikuar për Shkollën e Magjistraturës.

Reklamë

Sipas kryediplomatit, nga Shkolla e Magjistraturës varet e ardhmja e reformës.

“Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë – të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne i urojmë gjithë të mirat për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës. Shkolla ka në duart e saj të ardhmen e reformës në drejtësi dhe BE-në në anën e saj. Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioni i mediave.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë