Ambasadori i BE, Luigi Soreca u ka bërë apel palëve poltike që të tejkalojnë ndasitë dhe të jenë në një drejtim të përbashkët sa I takon integrimit të vendit.

 

Apelin Soreca e bëri nga Komisioni i Integrimit ku i dorëzoi kryetares Rudina Hajdari, raport progresin e KE për negociatat. Soreca tha gjithashtu se është i lumtur që raporti është pozitiv dhe rekomandon hapjen pa kushte të negociatave.

 

“Jam i lumtur që japim këtë rekomandim pozitiv për Shqipërinë, i cili është pa kushte, topi është në fushën e këshillit që duhet të marrë një vendim lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë. Të gjitha palët duhet të tejkalojnë ndasitë dhe të jenë në një drejtim të përbashkët sa i takon integrimit”

 

Të mërkurën Komisioni Europian, gjatë perzantimit të raport progresit vlerësoi reformat e ndërmarra nga Shqipëria sidomos atë në drejtësi.

 

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi se Shqipëria I ka përmbushur të gjitha detyrat e saj dhe se është radha e BE që të hap negociatat pa kushte për shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *