Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca shprehet se Komisioni Evropian do të vijojë që të ushtrojë “presion” për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Ndër të tjera, shefi i misionit të BE-së në vendin tonë konfirmoi angazhimin për përmirësimin e metodologjisë së zgjerimit.

 

“Komisioni Evropian do të vazhdojë të bëjë ‘presion’ për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Paralelisht, do të përpiqet të mbajë vrullin duke vendosur mënyra për të përmirësuar procesin e pranimit, përfshirë metodologjinë e zgjerimit dhe një kornizë të përforcuar të investimeve”, shkruan Soreca në “Twitter”.

 

Këtë të mërkurë, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Këshillit të Evropës për të vijuar me procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Samitin e Zagrebit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *