Uefa Champions League luan sot duelet e fundit të xhiros së katërt të në fazën e grupeve.  Në grupin D skuadra e Interit kërkon kualifikimin përballë Salzburgut në Austri. Zikaltrit në rast se fitojnë do të presin një bilete për në fazën tjetër. Ndërkohe Sociedad që ndan vendin e parë pikërisht me Interin, sonte pret në fushën e vet Benficen. Edhe spanjollet janë në të njëjtat kushte, një sukses ndaj skuadrës luzitane I dërgon më tej. Në grupin C , Real Madrid pret Bragën në derbin iberik I cili në Portugali u fitua nga “los blankos”. Skuadra e Ancelotit ka tre fitore ne tre ndeshje dhe sonte mund të festojë kualifikimin para kohe ne 16 më të mirat e Europës. Edhe Napoli duhet të shfrytëzojë faktorin fushë kundër Union Berlin për tiu afruar këtij objektivi. Bajerni gjithashtu është në këto kushte, mjaft komode. Gjermanet  luajnë në shtëpi ndaj Gallatasarit me synimin e vetem tre pikët që do ta kualifikojne në fazën tjetër. Interesante ndeshja tjeter mes Kopenhagen dhe Manchester United dy ekipe ende në lojë për kualifikimin. Në grupin B, Arsenal pret në Londër , Seviljen ndërsa në Holandë luhet PSV Eint’hoven kundër Lens. 7 nga 8 ndeshjet e sotme transmetohen në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *