Subscribe

Dy javët e fundit, mediat janë mbushur  me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat  kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje elektorale, por edhe kompani të reja. Disa televizione si Report Tv, Ora News, Syri Tv dhe së fundi Euronews Albania kanë publikuar sondazhet e tyre. Sondazhe të cilat në finale tregojnë pritshmëritë e opinionit publik dhe ngjallin shpresat e partive politike të asaj në pushtet për të zgjatur qeverisjen apo të opozitës për të rrëzuar socialistët dhe për të marrë drejtimin e qeverisë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Frrok Çupi teksa rendiste disa arsye pse, këto sondazhe mund të dështojnë, u shpreh se nuk mundemi të gjejmë shijen e votuesit, sa kohë, sipas tij askush nuk tregon atë çka ka në mendje.

“Që prej fillimit të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk kemi mundur ta gjejmë, siç ka patur bota sondazhet thuajse të vërteta, se cila është shija e votuesit, për shkak se askush nuk tregon atë çfarë ka në mendje. Ne ishim në momente krize, prej pandemisë dhe të gjithë njerëzit nuk tregonin se ishin me tempreaturë. Është një problem i yni. E fusin privatësinë shumë thellë njerëzit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *