Bashkëkryetari i “Nisma Thurje”, Pano Soko, i ftuar këtë të martë në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, deklaroi se me arrestimin e Veliajt ranë dy mite të krijuara në opiznion publik.
Sipas tij me arrestimin e Veliajt ra miti i të fortit, siaps tij sot Rama në sytë e publikut nuk është më i paprekshëm.
Ndërsa shtoi se me Veliajn në burg Rama humbi një lojatr të fortë në fushatë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: E mbrojti sot Veliajn?
Soko: Po. Kush thotë se Veliajn e sulmon Rama, janë skenare pa sens. Për Ramën Veliaj është një mizë. Rama sot që flasim politikisht ka në dorë fatin e të gjithë atyre. Sot Rama është autokrasti më i fortë. Veliaj kishte ëndrat e veta, por jo me Ramën. Veliaj sot i solli dy të këqija, e para theu një mit, mitin e të qenit të fortë. Rama e humbi këtë mit, nuk është më siç e shesin nëpër banaqe. Nëpër banaqe e shesin sikur Rama kontrollon SPAK. Sot Rama u detyrua të pranonte një veprim që ishte pa dijeninë e tij. Rama ishte për një takim në Shkodër, u kthye. Nëse unë do ta dija që do të ndohet kjo gjë, nuk lija takim.
Meçani: Po dhe punonjësit e BKH-së kishin komunikuar me gazetarët, nuk e dinin ata.
Soko: Juela në 11 shtator kur presidentin Bush e lajmëruan për sulmin e Kullave binjake ai po jepte mësim, por ai nuk reagoi. Pra ngjarja është e madhe aq sa e bën ti. Rama e anulloi takimin në Shkodër. Rama nga pikëpamje politike sot ka humbur një aset. Kush është logjika që të heqësh lojtarë të tillë. Po të flasim si trajner Veliaj është si Musiala. Pra të heqësh Musialën e të fusësh Goreckën, kush është logjika.
Borakaj: Ndoshta ndonjëherë është i detyruar. /Vizionplus.tv/





