Sociedad dhe Bilbao jashtë “Copa del rey”

Barcelona, Atletiko Madrid, Sevilla, Las Palmas, Leida Esportiu dhe Formentera janë 5 skuadrat e radhës qe prenë biletat per ne turin e 1/8-ve te Kupës se Mbretit, jashtë basket e Atletik Bilbao dhe Real Sociedad. Barcelona beri detyrën ne ndeshjen e kthimit teksa shpartalloi Murcia 5-0 ne sfidën e transmetuar ne Tring. Ne nje ndeshje pa histori katalanasit zhbllokuan shifrat me Paco Alcaser per te shënuar edhe 4 gola te tjere ne pjesën e dyte me protagonist Gerard Pique, Alex Vidal, Suarez dhe Jose Arnaiz.
Emocione edhe ne sfidat e tjera te transmetuara ne platformën Tring. Ne San Mames vendasve te Atletik Bilbao i mjaftonte nje barazim pa gola kundër Formenteres pas barazimit 1-1 ne sfidën e pare. Por minutën e 6 te shtese miqtë befasuan teksa shënuan golin e kualifikimit me Alvaro Munjiz.
Ne Vanda Metropolitano asnjë problem edhe per Atletiko Madrid teksa shpartalluan Elche 3-0 duke vazhduar me tej. Hoze Himenez gjeti rrjetën ne minutën e 31 pas nje goditje me koke, teksa dy minuta me vone vendasit dyfishuan shifrat me Fernando Torres. El Ninjo protagonist i mbrëmjes teksa vulosi rezultatin ne minutën e 68 te takimit. Rezultat shokues edhe ne Anoeta ku pavarësisht fitores ne takimin e pare ne fushën kundërshtare 1-0, Real Sociedad u mund ne shtëpi 2-3 nga Leida Esportiu, duke u eliminuar. U duk nje ndeshje pa problem per basket te cilët deri ne minutën e 34 kryesonin 2-0 pas rrjetave te Diego Llorente dhe Huanmi.
Por skuadra nga Katalonja u kundërpërgjigj ne pjesën e dyte me tre gola. Fillimisht Aitor Nunez ngushtoi diferencën, ndërsa Manu Molina nga pika e bardhe ktheu gjithçka ne baraspeshe. Tre minuta nga fundi skuadra e kategorisë se trete shënoi golin e fitores me Bojan Radulovic.
Ndërkohe Sevila shpartalloi 4-0 ne shtëpi Kartagjenen, ndërsa Las Palmas edhe pse u mund 2-3 nga Deportivo u kualifikua fale fitores 4-1 ne La Corunja. Emocionet e Copa Del Rey vazhdojnë sonte ne platformën Tring me te tjera sfida emocionuese.




