Subscribe

19 emigrantë shqiptarë që kanë mbyllur punën sezonale në Greqi janë kthyer në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo situate e ka bere te domosdoshme hapjen e një tjetër hoteli pritës në Korcë që do të shërbejë  për  izolimin e tyre 14 ditor, si masë per parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Pas mbushjes se 2 hoteleve të para, drejtoria vendore e policisë është vënë në lëvizje për të gjetur një ambjen të tretë ku aktualisht po akomodohen emigrantët e tjerë qe hyjne në tokën shqiptare.Nderkohe mesohet se mengjesin e te djeles spcialiste te institutit et shendetit publik kanë marrë  tampone të disa emigramnteve per tu dërguar në ISHP.

Deri më tani janë 85 shtetas që janë akomoduar në hotele dhe do të kryejnë karantinimin  sipas udhëzimeve. Nga ana tjetër emigrantët po përballen edhe me vështirësi finaciare të pagesave të hotelit. Vetem 37 prej tyre u është paguar qëndrimi nga këshilli I diasporës.

Nga 17 qytetarë të konfirmuar pozitiv me covid 19 ne Korce, 14 prej tyre e kanë fituar betejën,  ndërsa mësohet se janë vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *