E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“S’mund të shkatërronim klubin”/ Presidenti i Barcelonës reagon për largimin e Messit

Pas lajmit që shokoi miliona tifozë të Barcelonës anembanë botës, për largimin e Lionel Messit, vjen dhe reagimi i Presidentit të Barcelonës, Joan Laporta. Në konferencë për shtyp, ai ka shpjeguar arsyet pse nuk mund të arrihej një marrëveshje me argjentinasin për rinovimin e kontratës.

 

“Leo donte të qëndronte te Barça. Ne donim që ai të qëndronte. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe ka oferta të tjera, natyrisht”.“Pas gjithë këtij procesi, vjen një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’. Duhet të analizosh dhe të shikosh numrat. La Liga ka rregulla dhe ne nuk mund t’i respektonim.”

 

Reklamë

Sipas Laportës, vendimi ishte i pashmangshëm pasi në të kundert do të kishte pasoja të rënda për klubin.

 

“Unë nuk mund të marr një vendim që mund të shkatërrojë klubin, Barcelona është gjëja më e rëndësishme. Leo meriton gjithçka. Ai e ka treguar se e do Barcelonën. Ai i ka rrënjët në Barcelonë. Jam i trishtuar, por i bindur se kemi bërë gjënë më të mirë për Barcelonën.”

 

Duke se rrugët e Messit dhe Barcelonës janë ndarë për shkak të kushteve të vështira ekonomike që po kalon klubi katalanas.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë