Subscribe

Kryeministri Edi Rama premtoi lehtësira dhe ndihme për të gjithë ata njerëz që do të dalin të papunë nga reforma që po ndërmerr qeveria sa I takon basteve sportive dhe kazinove.

Rama tha se 700 milion euro që xhirohen nga kompanitë e basteve dhe të kazinove do ti shkojnë familjeve shqiptare falë këtij aksioni te qeverisë.

Kryeministri Rama tha se në këtë mënyrë qeveria e tij ka mbyllur një plagë të rëndë të shoqërisë.

Megjithatë ai premtoi se do të ketë ndihma për të të gjithë ata shtetas që punojnë në këto biznesë e që pas 1 janarit rrezikojnë të mbeten të papunë.

Rama tha gjithashtu se për të gjithë këta persona që dalin të papunë dhe duan të hapin një biznes të vogël, taksa do të jetë vetëm 5%.

Kreu I qeverisë pohoi se qeveria kishte dështuar një herë me këtë aksion por kjo nuk do të ndodhe më, pavarësisht se sipas tij deputete të komisionit të ekonomisë po kërcënohen vazhdimisht me sms që të dalin kundër këtij vendimi të qeverisë.

Rama madje tha se sms-të kërcënuese ndaj deputeteve janë orkestruar nga burgu 313 por pa përmendur emra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *