E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Smile Albania”, shtyhet afati

Te gjithë te interesuarit qe duan te punojnë per dy muajt e verës do te kenë mundësi te aplikojnë pranë Ministrisë se Turizmit deri ne 26 qershor. Agjencia e Zonave te Mbrojtura ka shtyre afatin e aplikimit per çdo te ri qe kërkon te punësohet ne sektorin e turizmit gjate muajit korrik gusht. Pagesa do te jete sa nje page minimale, qe arin ne 24 mije leke. Çdo i ri qe është mbi 18 vjeç deri ne 30 mund te aplikojë pranë Ministrisë se Turizmit, ose pranë Agjencisë se Zonave te Mbrojtura ne 12 rajonet. Ministria parashikon te punësoje 500 te rinj ne projektin “Smile Albania”, te cilet do te kenë si synim informimin dhe orientimin e turisteve te huaj qe do te vizitojnë këtë vere vendin tone.

Vazhdo të lexosh

Reklamë