Në edicionin e dytë të Smile Albania rreth 1000 të rinj janë duke mirëpritur në pikat turistike strategjike të vendit turistët e huaj në Shqipëri.

 

Krahas dhurimit të buzëqeshjes, kjo iniciativë e ministrisë së turizmit është këtë vit edhe pjesë e premtimit të paktit për universitetn, duke e njohur këtë eksperiencë si praktikë punë për studentët. Kryeministri Edi Rama është shprehur se tashmë janë në kushtet ku gjithçka është ndryshe.

 

“Jemi në kushtet që shumëçka ka ndryshuar që nga protestat e studentëve, dhe ndërkohë shumë të tjera janë në proces të mbylljes. Marrja e këtyre praktikave të punës është pjesë e paktit dhe puna e këtyre të rinjve do njihet si kontribut. Deri në 10 shtator do jetë një shërbim për vendin, por edhe një praktikë pune për ju.”

 

Duke përmendur të gjthë artikutj pozitiv dedikuar Shqipërisë këto ditë vere, kryeministri Rama e ka cilësuar turizmi shtyllën e ekonomisë së vendit, ndonëse duhet ende punë për të arritur këtë qëllim.

 

“Për vite, turizmi ka qenë pa rregulla, duke ndërtuar kuturu, shtrirë platforma betoni, ndërto aty ku nuk duhet. Sot mund të themi se kemi bërë progres, por prapë duhet punë akoma. Jo vetëm nga ne që marrim vendime, por nga cdo qytetar, pasi bëhet fjalë për një pasuri me të cilën është abuzuar prej  kohësh.”

 

Ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi i ka cilësuar të rinjtë e smile albania, agjentë për evidentimin e problematikave në terren. Ndërsa nuk la pas edhe kritikat për opozitën që sipas tij me organizmin e protestave knë cenuar imazhin pozitiv të vendit.

 

“Protesta, imazhe të këqija për turistët, gjatë këtyre muajve, për këtë të rinjtë e Smile kanë mirëpritur të huajt. Ne duam që turzimi të kthehet në burim për familjet shqiptare. Nuk është Shqipëria e molotovit. Ky vit do të shënojë 10% më shumë.”

 

Në 6 muajt e parë të vitit pavarësisht situatës politike dhe protestave, vendin e kanë viziutaur 2 milion turistë, ndërsa pritet që ky numër të shkojë në 10 milion deri në fund të vitit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *