E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sloane Stephens, amerikania që fiton US Open

Finalja e ketij edicioni te Us Open ne turneun e femrave ishte me plot gojen finale qe ben ëndrrat realitet. Ne ndeshjen vendimtare ten je prej 4 turneve me te mëdhenj te botes se tenisit, dy shoqe te ngushta por aspak te njohura ne këtë sport. Fituesja ne fund edhe favoritja mes te dyjave Sloane Stephens mundi Madison Kein 6-3 dhe 6-0 duke beret e sajin trofeun e madh te tenisit Boteror.

 

Ishte finalja e pare e fituar e nje grand slemi te madh per 24-vjeçaren e amerikane. Tenistja e cila ne fillim te gushtit ishte e 934 ne renditjen botërore te femrave arriti qe te vendose dominimin e saj ne fushe sidomos ne setin e dyte qe e mbylli me 0. Pas fitores është ngjitur ne vendin e 17 te renditjes. Gjithsesi pas ndeshjes gjeti kohe te shkoje dhe te ngushëlloje shoqen e saj Kei.

 

Reklamë

“Do te kisha dashur te kishte barazim ne nje finale te tille sepse Madisoon është shoqja ime me e mire. Nëse dikush do te me thoshte ne janar kur kisha këmben e thyer se ne shtator do te fitoja Us Open, nuk do ta besoja, nuk do te me dukej normal, por ja qe kjo ndodhi”.

 

Kur ka marr ne duar çekun e fitueses me vlere 3. 7 milionë dollarë nuk u ka besuar syve duke thene se kjo është nje shume e madhe parash. Stefens ishte mjaft e përqendruar ne ndeshjen qe zgjati vetem 61 minuta kundër Madison Keys qe mban vendin e 15 ne renditjen botërore. Sloejn Stefens është tenistja e pare ne historinë e Us Open qe me renditjen me te keqe te mundshme botërore arrin te fitoje turneun. Edhe kundërshtarja pas takimit ja njohu meritën dhe u shpreh se nese do te pranonte te humbiste ndonjëherë kjo nga Sloane ishte e justifikuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë