Zonja e parë e shteteve te bashkuara, Melania Trump ka ditur të tërheqë gjithmonë vëmendjen e mediave dhe publikut me paraqitjen e saj të mirëkuruar. Por këtë radhë ajo shfaqet ndryshe. Një artist lokal pranë qytetit ku Melania Trump ka lindur, Sevnica në Slloveni, ka vendosur që të realizojë një skulpturë të saj në dru.

 

Kjo vepër e cila ka ngjallur reagime të shumta, do të jetë pjesë e një ekspozite që do të mbahet në kryeqytetin Lubjana dhe synon të rikujtojë opinionin për rrënjët e zonjës Trump në këtë qytet.

 

Vepra duket tepër naive dhe galeria në Lubjanë duket e pasigurt nëse duhet ta marrë seriozisht statujën. Fytyra e skulpturës është e palexueshme ndërsa veshja në blu i ngjan asaj që zonja e parë ka pasur gjatë inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA.

 

Kjo vepër do të përdoret edhe për një dokumentar, regjisori i të cilit është shprehur se synon të bëjë një kontrast të situatës politike në Slloveni dhe të theksojë statusin e Melania Trump si një emigrante e cila është martuar me një president të betuar për të shtrënguar politikat e emigracionit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *