Skulptori unik korçar Vasillaq Kolevica nderohet me medaljen e artë të Mjeshtrit Ndërkombëtar. Vlerësimi i pari i kësaj kategorie për artistët korçarë, është dhënë nga Komiteti Ndërkombëtar i Paqes së 202 vendeve në një ceremoni emocionuese të zhvilluar në bibliotekën ‘ Thoma Turtulli’ të qytetit.

 

Komiteti botëror i paqes e nderoi mjeshtrin Kolevica me këtë titull në 60 vjetorin e tij të lindjes, një përkim ky që u cilësua si peshqeshi më i veçantë nga skulptori. Dr Rabid Sadiku, kryetar i Komitetit Ndërkombëtar të Paqes për Ballkanin,  lidhur me këtë vlerësim bëri edhe një përmbledhje jetësore e profesionale të mjeshtrit Kolevica.

 

I cili ndonëse me prejardhje nga një familje e nderuar korçare, për shkak të biografisë nuk ndoqi dot Liceun Artistik por në vitin 1974 u dërgua të punonte në poçerinë e Korçës. ‘ Puno se arti mund të bëhet edhe nga balta’ ishte porosia e babait të vet që  Kolevica jo vetëm nuk e harroi por e përligji mjeshtërisht.

 

Pjesmarrës aktiv në të gjitha ekspozitat kombëtare e ndërkombëtare, me 7 ekspozita personale dhe urdhrat ‘Vangjush Mio’ e ‘ Naim Frashëri’ që ka marë, me punimet e gurit dhe basorelieveve që I kanë mbetur trashëgimi qutetit, Kolevica mbetet trashëgimtari më I denjë I punimit të poçerisë dhe skulpturës jo vetëm në Korćë, por edhe në Shqipëri e më gjerë. Atelieja e tij, ngritur diku në periferi të qytetit, është më e madhja në rajonin ballkanik. Kolevica njihet jo vetëm si mjeshtër I punimit të baltës, por edhe njeri I punës dhe humanizmit.

 

Ai çmohet për sakrificat apo siç u shpreh vetë për ‘ çmënduritë artistike që ja ka përballuar familja, duke mos e braktisur qytetin e tij të lindjes . Për të cilin I dhemb migrimi dhe thotë se në punimet e tij ka një boshllëk dhe kjo është Korça nga largimet e banorëve të saj. Për Vasillaq Kolevicën u dhanë përshtypjet më miqësore gjatë ceremonisë, por vajza e tij përmblodhi ndoshta të gjitha në një fjali të vetme: Je madhështor në  modestinë tënde!

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *