Ndëshkime të rënda nga Komisioni i Etikes pranë federatës shqiptare të futbollit për Skënderbeun. I mbledhur për herë të dytë, Komisioni i Etikës pasi ka studiuar dosjen e argumentuar, gjeti fajtor skuadrën korçare për komplotim dhe influencim të rezultateve të ndeshjeve në kundërshtim me etikën sportive për sezonin 2015-15 .

 

 

Në përfundim, ky komision vendosi t’i heqë titullin kampion “ujqërve të dëborës” për atë sezon .

 

 

Gjithashtu komisioni vendosi ta gjobisë klubin korçar me 2 milion lekë dhe t’i heqë 12 pikë nga sezoni i kaluar. Por gjithsesi kjo heqje pikësh e mban Skënderbeun në vendin e tretë dhe nuk infuencon në pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

 

 

Vitin e kaluar, Komisioni i Apelit  pranë Uefas gjeti fajtor Skënderbeun për influencim të rezultateve të ndeshjeve, ndërsa e përjashtoi nga Uefa Champions League, për një vit një vend që u mor nga Partizani.

 

 

Korçarët e apeluan vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit sportiv në Lozanë, por u la në fuqi vendimi i Apelit të Uefas që e cilësonte të papershtatshëm klubin shqiptar për të marrë pjesë në kompeticionet euroiane pas hetimeve të kryera për trukime ndeshjesh .

 

 

Ndërkohë klubit të kuq tashmë i takon edhe zyrtarisht titulli kampion për sezonin 2015-16.

 

 

Pavarisht ndëshkimit të rëndë, vendimi ka qenë një goditje edhe për luftëtarin që shpresonte të merrte pjesë në Kupat e Europes, por mbi të gjitha për Tiranën ku në rast përjashtimi nga kategoria superirore e korçarëve, ishin bardheblutë që do të vazhdonin të mbeteshin në këtë kategori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *