Skënderbeu sot kërkon përmbysjen

Skënderbeu do te kete sonte ne mbrëmje nje mision te rendesishem per te siguruar kualifikimin per ne fazën play off te Uefa Europa League. Korçaret do te luajnë ne Elbasan Arena ne orën 20:00 kundër çekeve te Mllada Boleslav me synimin e qarte per te përmbysur humbjen 2 me 1 ne takimin e pare ne transferte. Megjithëse kundërshtari ne letër është me i forte, juglindoret falë eksperiencës që kanë tashmë në kupat e europës, paraqitjes pozitive, sidomos në pjesën e dytë në Çeki dhe rikthimit ne formacion te titullarëve Sabjen Lilaj dhe Jashanica, shpresojnë t’ia dalin mbanë në këtë sfide të kthimit të turit te trete kualifikues. Optimizmi tek korçaret nuk mungon dhe kjo u reflektua edhe ne konferencën për shtyp, ku trajneri Daja evidentoi golin e shënuar në fushën kundërshtare dhe mbështetjen e tifozëve, si faktorë plus për të realizuar objektivin.
“Do te thosha se nuk është primare vendosja. Por me golin ne fushe kundërshtare dhe me qëndrueshmëri psikologjike per te vepruar te gjithë ne grup, besoj se i kemi shanset per te vazhduar me tej. Përveç klimës, suporti i tifozit do te jete nje vlere e shtuar për ndeshjen.”
I qete dhe me tone te theksuara optimizmi edhe trajneri i skuadrës ceke, Dushan Uhrin. I shoqëruar ne konferencën per shtyp nga sulmuesi Tomas Prikryl, tekniku i Mlada Boleslav u shpreh i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet, pasi është më lartë sesa Skënderbeu.
“Ne ndeshjen e pare kemi marre nje rezultat te mire, dhe e vetmja frike qe kemi per sfidën ketu ne Elbasan është temperature e cila shkon deri ne 40 grade. Ne vijmë ketu me objektivin per te shënuar me patjetër dhe per te kaluar me tej. Takimin e pare e bëme shume te mire dhe e kemi përgatitur mire ketë takim ku duam te marrim maksimumin e mundshëm.”
Megjithëse nuk luajnë ne Korçe, skuadra e trajnerit Daja pritet te kete mbështetje te madhe nga tifozët ne Elbasan Arena, në ndeshjen që do gjykohet nga një treshe ukrainase me kryesor Sergei Boikon. Ne rast se kualifikohen per ne play off, korçaret do të përfitonin në total nga Uefa, si shpërblim 920 mije euro.




