Sot luhet në Korçë ndeshja e javës së tetë të  kampionatit të kategorisë superiore midis Skënderbeut dhe Kukësit. Të dy trajnerët, Ilir Daja dhe Shpëtim Duro kanë deklaruar se respektojnë kundërshtarin por do luftojnë për ta mposhtur njëri-tjetrin me synim fitimin e tre pikëve.

 

‘Ndeshja me Kukësin ka një koefiçent të lartë vështirësie dhe kërkon shumë përqëndrim’ u shpreh në konferencën për shryp Ilir Daja. Ai shtoi se Skënderbeu asnjëherë nuk hyn për barazim në një ndeshje dhe në sfidën me ekipin verior do tentohet fitorja.

 

Nga ana tjetër Kukësi do shfrytëzojë faktin që në stadiumin e Korçës të lenë të luhet futboll dhe mund të dalësh me një rezultat të mirë nëse tregon vlerat. Edhe Daja është I vetëdijshëm se kundërshtari do kërkojë maksimumin nga kjo përballje.

 

‘Duhet të jemi të kujdesshëm për të neutralizuar cilësitë e kundërshtarit sepse përballë do të kemi një Kukës goxha të motivuar që vjen nga rezultate jo të mira por ka bërë lojë me nivel’ tha tekniku Daja.

 

Për ekipin korçar mungon kapiteni Gjergji Muzaka, për të cilin Daja tha se e ka të vështirë zevendësimin me një lojtar tjetër. Gjithashtu në mbrojtje mungon një lojtar me përvojë si Pollozhani, duke e bërë Skënderbeun të vijë në përballjen me Kukësin me mungesa të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *