Pas një dite pushimi Skënderbeu është rikthyer në stërvitje për përgatitjet prag fillimit të pjesës së mbetur të kampionatit.

Por përtejt vështirësive kjo periudhë përgatitore vjen sëbashku me probleme të vogla fizike dhe mbi të gjitha ngarkesë të madhe muskulare. I këtij mendimi është edhe gardiani pogradecar i Skënderbeut.

Enea Koliçi tregon përgatitjet në vijim e sipër dhe problemet e vogla të shfaqura në ditët e fundit.

“E dinim mjaft mirë se kjo periudhë do te vinte me probleme dhe shqetësime fizike. Diçka e tillë ëahtë normale pasi kishim më shumë se dy muaj shkëputje nga kampionati dhe nga pergatitjet intensive. Por per fat të mirë deri tani nuk eshtë se kemi pasur probleme të shumta këto kohë. Disa shqetësime te vogla që mendoj se janë të pranueshme në këtë situatë. Mund te them se merita është e stafit që ka ditur të përshtasë programin e stërvitjes në varësi të gjendjes sonë fizike në momentin e parë. Nëse vijojmë me këtë ritëm mund të them se do ta përballojmë me sukses.”

Më tej Koliçi analizoi edhe mungesën e ndeshjeve miqësore duke e cilësuar si problemin më të madh për të qënë gati për rifillimin e kampionatit. Sipas tij, ndeshje të tilla do të ishin mëse të domosdoshme për të rimarë plotësisht manovrën si ekip dhe ndërveprimin në grup që pas kësaj shkëputje duket se është zbehur.

“Kjo mendoj se është pika më problematike. Nuk na shqetëson shumë ngarkesa fizike sesa mungesa e testeve miqësore. Janë ndeshje të cilat do të na ndihmonin mjaft për të përballuar ngarkesën që do të kemi me rifillimin e sezonit por mbi të gjitha do të na jepnin dorë në ritjen e manovrës sonë si ekip dhe me perfeksionimin e lojës në grup. Mendoj se janë një handikap mjaft i madh. Por jemi të detyruar që të respektojmë protokollin e sigurisë që na ka caktuar federata sëbashku me Ministrinë e Shëndetësisë. Por përtej kësaj të shpresojmë që të jepet drita jeshile për rifillimin në datën e kërkuar në federata, pasi edhe kalendari tashmë është përcaktuar.”

Sigurisht që në këto momente ajo që ka më shumë rendësi për korçarët është mbyllja e sezonit brenda zonës që të çon në Europë. Më pas i takon klubit të bëjë punën e vet.

Për Koliçin nëse gjithçka do të vijonte, Skënderbeu do të ishte shumë lart në bazë të formës shumë të mirë që gëzonte. Tani duhet bërë maksimumi, por që gjithsesi portieri pogradecar e sheh ekipin e tij në tre vendet e para dhe një rival të denjë për kupën e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *