Subscribe

Regjisori Qëndrim Rijani dhe kompozitori Fatos Lumani kanë marrë përsipër të sjellin të parën opera shqiptare në skenë e operës së Maqedonisë së Veriut. Projekti i nisur dy vite më parë quhet “Skënderbeu”. Krijimi i tyre është i ri në gjithë elementët artistik. “Skënderbeu” i operas së Maqedonisë së Veriut zhvillohet i gjithi në gjuhën shqipe. Luftëtarin, atdhedashësin apo njeriun e rrëmbyer nga ndjenja e dashurisë e mishëron, Armaldo Kllogjeri.

 

Në gjithë provat e kryera, pesha emocionale e tejkalon shpesh herë atë artistike.

 

Krijuesit e “Skënderbeut” janë treguar politikisht të kujdesshëm duke angazhuar në vepër artistë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut nën ekzekutimin e orkestrës së operas maqedonase.

 

Historia e Skënderbeut në dy akte që nga braktisja e fushëbetejës së Nishit, refuzimit për t’u martuar me Fatimen, vajzën e sulltan Muratit të II që i premtoi fronin e sundimtarit të Edernesë dhe kthimi i tij në atdhe, rrëfehet sonte në premierën e parë shqiptare në operan e Maqedonisë së Veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *