Nuk ka asnjë tolerim për Skënderbeun. UEFA ka konfirmuar dënimin me 10 vjet përjashtim nga aktivitetet ndërkombëtare te futbollit dhe me një gjobe prej 1 milionë euro gjobe. Organizata Evropiane e futbollit ka bere te njëjtin veprim ashtu si kishin kërkuar edhe komisaret ne Komisionin e Etikes dhe Disiplinës ne UEFA për çështjen e trukimeve.

 

Ky vendim është dhënë qe ne datën 21 mars ndërsa skuadra korçare ka te drejte ta ankimojë këtë vendim ne një hark kohor prej 60 ditësh.

 

Inspektoret e etikes dhe disiplinës pranë UEFA-s kërkuan qe ne datën 7 shkurt këtë dënim pranë këtij komisioni për shitje ndeshjes te klubit korçar  njëkohësisht e referuan çështjen tek Komisioni i Apelit ne UEFA ne lidhje me nenin 34-3 ne statutin e UEFA-s dhe nenit 29-3 ne rregulloren e disiplinës.

 

Akuzat për Skënderbeun janë shume ndeshje ne kampionatin shqiptar por mbi te gjitha ne kupat e Evropës me saktësisht dy ne Champions League, Crusaders-Skënderbeu 3-2 ne 21 korrik te 2015-ës, Dynamo Zagreb-Skënderbeu 4-1 ne 25 gusht.

 

Dhe me pas ne UEFA Europa League: Sporting i Lisbonës-Skënderbeu 5-1 ne 22 tetor dhe Skënderbeu-Lokomotiv Moska 0-3 ne 10 dhjetor te po këtij viti.

 

Situata u be shume serioze kur komisaret ne Komisionin e Etikes dhe Disiplinës u kërcënuan çka solli reagimin e ashpër jo vetëm te UEFA-s por dhe kreut te saj sllovenit Ceferin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *