E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skënderbeu fiton në Kukës, shtrëngon dhëmbët për Europën

Skënderbeu fitoi me rezultatin e thellë dhe të pastër 0 me 3 në transfertë ndaj Kukësit.

 

Goli I shpejtë I shënuar në miniutën e dytë të takimit nga Muzaka përmes një penalltie I dha qetësi ekipit bardhekuq për të menaxhuar më mirë lojën.

 

Reklamë

Në minutën e 26 Skënderbeu arriti të dyfishonte rezultatin me Bregun pas një pasimi të saktë të dhënë nga ana e Krasniqit, duke mbyllur kështu pjesën e parë me avantazhin e dy golave.

 

Në të dytën Skënderbeu arriti të menaxhonte lojën duke vënë shpesh në vështirësi Kukësin me kundërsulme.

 

Por kur po dukej se ndeshja po shkonte drejt mbylljes, ishte Marko Përvan ai që shënoi golin e tretë për ekipin e Orges Shehit.

 

Një fitore kjo e vyer për Skënderbeun I cili ka ringjallur shpresat për një vend në Europë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë