E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Skenari i frikshëm/ Tifozët e Tiranës hapën gropa në stadium për të shpërthyer lëndë piroteknike

Në njoftimin e policisë së Tiranës për arrestimet dhe procedimet në lidhje me dhunën para ndeshjes Tirana-Partizani, bie në sy edhe më së shumti ajo që shkruhet në paragrafin e fundit.

Teksa uniformat blu shkruajnë se janë shpallur në kërkim edhe dy tifozë për ngjarjet e rënda të së dieles në “Selman Stërmasi”, thuhet se këta tifoze dyshohet se gjatë natës, përballë tribunës ku ishin ulur, kishin hapur tre gropa, të cilat i kishin mbushur me një sasi lënde piroteknike me mekanizëm me ndezje elektrike.

Një skenar I frikshëm që për fat të mirë nuk është vënë në zbatim, pasi në të kundërt kushedi se cfarë pasojash do të kishte një ngjarje e tillë.

Ndeshjet Tirana-Partizani kanë qënë gjithnjë problematike sa I takon rendit dhe sigurisë, por këtë herë të dyja palet I kaluan caqet.

Qoftë sa I takon përplasjeve të turpshme para ndeshjes, përplasje që janë zhvilluar brenda në fushë por edhe sa I takon banderolave që janë hapur në stadium, njëra nga të cilat ajo e tifozeve të Tiranës që provokonte rëndë historine e partizaneve dhe rolin e dytë në Luftën e Dytë Botërore. Një veprim që me siguri nuk do të tolerohet as nga federate.

Vazhdo të lexosh

Reklamë