Kronikë
Skena lufte te Piramida, protestuesit “bombardojnë” me gurë policinë, tërhiqen uniformat blu

Zona përreth Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” është kthyer në një skenë lufte dhe përplasjeje mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit janë ndarë në disa grupe, ku një pjesë po godet nga ana përballë Kryeministrisë, ndërsa një pjesë tjetër është pozicionuar te Piramida, ku po sulmon me gurë në drejtim të policisë.
Reklamë
Ndërkohë, edhe në rrugën “Ukraina e Lirë” ka përplasje mes palëve.
Situata vijon të jetë e tensionuar prej pesë ditësh në Tiranë, ku ka një numër të lartë të plagosurish nga të dyja palët.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




