Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona, pasi, dyshohet se në bashkëpunim me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, kishin krijuar një skemë tregtimi dhe transportimi për produktet që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor.

 

Sipas policisë, kjo skemë ushtrohej fizikisht, por, edhe online, nëpërmjet faqeve si “Instagram dhe “Facebook”, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

 

Në pranga përfunduan administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme: Anxhela Dauti, Manol Lekaj, Bruno Sanija, Eduard Gjura, Kejvi Sulaj dhe Bledar Çela.

 

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës.

 

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore; 300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro), shuma monetare që ishin përfituar nga shitja e produkteve.

 

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.8390 viti. 2021 për veprën penale te “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale” parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a i K.Penal
Nga informacionet e marra në rrugë operative dhe ligjore për disa subjekte për veprën penale të “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale” parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a i K.Penal eshte urdheruar regjistrimi i procedimit penal per te zberthyer nje skeme te dyshuar te magazinimit dhe tregetimit te mallrave kontrabande nga disa nga subjektet te dyshuara që kryejnë aktivitetin e sipërpërmendur duke i shkaktuatr deme te kjonsiderueshme financiare shtetit.
Skema eshte e thjeshte dhe e qarte
Mallrat te cilat dyshohet se hyjne ne territorin e Republikes se Shqiperise duke shmangur detyrimet doganore dhe me pas tregetohen duke shmangur dhe detyrimet e tjera, magazinohen ne magazinat postare dhe me pas shperndahen me ane te sherbimeve private postare jo vetem ne Repubuliken e Shqiperise por edhe ne Kosoive dhe ne Maqedoni, pra ne kete rast ekziston dyshimi i arsyeshem qe keto pika magazinimi dhe shpendarjeje te mallrave te jene pika qendrore te shpendarjes se mallrave kontrabande, te falsifikuar per te gjithe Rajonin dhe duke i shkaktuar shtetit deme financiare prej miliarda lekesh
Nga ana e Prokurorise, nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, jane kryer veprime te plota hetimore duke perfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mengjesin e dates 23.11.2021operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme. nga Oficeret e Seksionit te Krimit Erkonomik ne DVP Tirane me mbeshtetjen e grupeve te Drejtorise se Pergj, te Tatimeve dhe Drejt se Pergj. te Doganave si dhe u be sekuestrimi mallrave te papajisur me dokumentacionin perkates, te paketuar dhe gati per tu shperndare ne nje rrjet kapilar ne Shqiperi dhe ne Rajon si dhe 5 magazinave postare me vlere qindra milione leke.
Gjate ketyre veprimeve jane sekeustruar mallrat dhe magazinat postare dhe grupet e punes po vazhdojne veprimet per te inventarizuar dhe perllogaritur vleren e mallrave te sekuestruara e cila rezulton te jete e konsiderueshme:
P Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.
Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar gjithe skemen e importimit dhe tregetimit te mallrave te cilat i shmangen detyrimeve tatimore duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *