E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Skema e PD-LSI, kandidatët për deputet nuk do të dorëzojnë “dekriminalizimin”

Pasi kuvendi ka shpallur perfundimin e mandatit per 57 deputetet e opozites, komisioni qendror I zgjedhjeve njoftoi nisjen e procedurave per spostimin e listes tek kandidatet pasues.

 

DRILONA HOXHAJ

ZEDHENESE E KQZ

Reklamë

Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vertëtimin e zgjedhjes.

 

Nga sot, kandidatet kane 10 dite afat per te dorezuar formularin e dekriminalizimit. Dhe vetem me pas do te mblidhet kqz per te zevendesuar deputetet qe dogjen mandatet.

 

Por ne rast se ky formular nuk dorezohet atehere kandidati nuk merr mandatin e deputetit. Pikerisht ky mekanizem do te shfrytezohet nga opozita dhe kandidatet e PD dhe LSI nuk do te dorezojne asnje formular.

 

Nga ana tjeter opozita pritet te dorezoje edhe doreheqjet individuale te te gjithe kandidateve qe jane pjese e listes se depozituar ne vitin 2017.

Vazhdo të lexosh

Reklamë