Kryeministri Edi Rama ka folur për skandalin te Spitali Onkologjik gjatë një takimi me mjekë në QSUT.

Rama tha se ajo që ndodhi ishte një krim kundër njerëzimit dhe shtoi se jo të gjithë mjekët janë të tillë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryeministri u shpreh se njerëzit janë me të drejtë të irrituar, teksa tha se autoritetet duhët të mbajnë përgjegjësinë e tyre.

“Më shumë se ç’është bërë në shumë dekada të mbledhura bashkë, fatkeqësisht nuk mund të thuhet dot se radhët e profesionistëve të shëndetësisë janë pastruar nga zullumqarët e shëndetit. Rrjeta e meimangave të onkologjkikut ishte edhe më zi, ishte krim kundër të gjithë njerëziimit, krim kundër njerëzores. Të kërkosh sot heronj si Besim Elezi, kur mjekët shkonin në luftë me shpata, ndërkohë që bota kishte shpikur raketat, nuk është mision i pamundur. Po të mos ishin heronjtë e kohës kur Shqiëpria u përball me pandeminë, disa ishin koplegët tuaj dhe vdiqën në krye të detyrës, numri i shqiptarëve që ndërruan jetë do të kishte qenë më i madh. Edhe në atë kohë paniku për mbarë botën, mjaftoi ekspozimi i një Tixheje që u kërkontë lekë të afërmve të pacientëve të shtruar në Sanatorium, për të prekur nervin më delikat të mbarë shoqërisë dhe për të ndezur një ndjenjë revolute ndaj gjithë komunitetit të mjekëve në atë kohë, një Tixhe rrëzoi përtokë gjithë sakrificat të atyre që nuk shkonin më as në shtëpi, duke qenë nëna të veshura me bluzën e mjekes apo infermieres, por rrinin të mbuluar me ato kostumet speciale, për t’i bërë hyzmet pacientëve që ishin në shtratin mes jetës dhe vdekjes,. Nuk ka se si të jetë ndryshe dhe nuk ka si të shpëtojnë dhe autoritetet shtretërore nga mllefi i njerëzve të prekur aty ku s’mban më nga abuzimi kriminal i disa bluzave të bardha të onkologjikut. E mirëkuptueshme edhe klithma për pushkatim e cila shfaqej tek-tuk.

Ç’ka më takon mua dhe të gjithë atyre sipas shkallës së përgjegjësisë dhe që kanë një rol institucional për të luajtur në mbarëvajtjen e punës në ecurinë e sistemit shëndetësor, është adresimi sistemik i problematikave të ditura, që janë adresuar apo i atyre që janë befasuerse si kjo e ditëve të fundit dhe jo reagimi iracional me pushkatim imagjinar”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *