E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Skaneri” gjerman, një tjetër zyrtar në Tiranë

Ka mbërritur në Tiranë Florian Hahn, deputeti I Bundestagut gjerman që mban edhe postin e zëdhënësit për Europën në grupin parlamentar të CSU.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Florian Hahn do të takojë krerët kryesorë të klasës politike.

Takimin e parë nesër në mëngjes do ta zhvillojë me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, do të takojë Kryeministrin Edi Rama, liderin e opozitës Lulzim Basha si dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

Pjesë e axhendës se deputetit gjerman do të jetë edhe një takim me Majlinda Bregun e cila pak javë më parë u zgjodh Sekretare e Përgjithshmë e Këshillit të Bashkepunimit Rajonal.

Vizita e Hahn në Tiranë zhvillohet në prag të vendimit të BE për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë