Politika suedeze po “zien” nga një video e publikuar ditët e fundit. Në video shihet sesi një politikan me prejardhje nga Ballkani, Darko Mamkoviq, thith kokainë në një klub. Sipas mediave të huaja, 52-vjeçari nuk e ka mohuar se është kapur duke pirë drogë.

 

“Ka qenë një gabim që e kam bërë derisa isha nën ndikim të alkoolit në një aheng. Personi që më ka dhënë këtë substancë po kërkon diçka në këmbim të materialit komprometues.”

 

Mamkoviq duket i ulur në divan dhe në tavolinë mban disa pije energjike, por edhe pluhur të bardhë, që pretendohet të jetë kokainë. Për këtë ngjarje po diskutohet në Partinë Socialdemokrate të Suedisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *