Subscribe

 

“Paradise Paper”, është një tjetër skandal, pas atij të “Panama papers”, i cili ekspozon skemat e evazionit fiskal të elitës globale.

 

Janë plot 13.4 milion dokumente financiare të datuara nga viti 1950 deri në 2016, të publikuara nga mediat më të mëdha, të cilat zbulojnë se si të pasurit, udhëheqës qeverish, njerëz të shquar dhe korporata globale,  investojnë fshehurazi sasi të konsiderueshme parash në parajsat fiskale.

 

Në skandalin e “Paradise paper”, është përfshirë edhe emri i mbretëreshës së Anglisë, anëtarë të kabinetit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të lidhur me firma ruse, një prej të cilave është në bashkëpronësinë e dhëndrit të presidentit rus, Vladimir Putin.

 

Dokumentet zbulojnë gjithashtu se si kompanitë më të mëdha online si “Twitter” dhe “Facebook” kanë marrë qindra miliona dollarë investime, origjina e të cilëve çon tek institucionet shtetërore financiare ruse. Në skandal rezultojnë të përfshirë edhe korporata të mëdha shumëkombëshe, përfshirë Nike apo Apple, të cilat evitojnë taksat.

 

Mediat gjermane shkruajnë se janë të paktën 400 gazetarë që zbuluan dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë.

 

Kjo pritet të shtojë presion mbi liderët botërorë, si presidenti i SHBA Donald Trump, dhe kryeministrja britanike Theresa May, të cilët kanë premtuar shkatërrimin e skemave të evazionit fiskal.

 

Të tjera dëshmi për përfshirjen në parajsat fiskale të bizneseve më të mëdha të botës, shefa shtetesh dhe figura të politikës, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, pritet të zbulohen këtë javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *