Subscribe

Një rast korrupsioni në Prokurorinë e Tiranës është zbuluar pak ditë më parë nga kamerat e sigurisë së këtij institucioni.

 

Nga përgjimet telefonike, grupi hetimor ka dyshime se prokurorit Përparim Hasa i është paguar një shumë prej 2 mijë eurosh përmes avokates Donata Lepenica me qëllim ndryshimin e akuzës për një të pandehur.

 

Pas verifikimeve paraprake prokurori Hasa është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërsa është arrestuar avokatja Donata Lepenica.

 

Sipas përgjimit telefonik, avokatja dëgjohet duke biseduar me klientin e saj dhe i ofron sigurinë e ndryshimit të akuzës, pasi çdo gjë e ka zgjidhur me prokurorin e çështjes.

 

Nga ana tjetër, prokurori Hasa ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë takim me avokaten Donata Lepenica.

 

Burime të prokurorisë së Tiranës konfirmojnë se pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në këtë institucion kanë fiksuar momentin kur avokatja hyn në zyrën e prokurorit dhe për këtë arsye, Krimet e Rënda prej disa ditësh kanë bllokuar serverin e kamerave të sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *