Subscribe

Policia siciliane ka arrestua r një shofer ambulance, pasi dyshohet për vrasjen e të paktën 3 pacientëve, me qëllim për të përfituar para nga funeralet e tyre.

 

Sipas mediave italiane, dyshohet se shoferi 42 vjeçar, protagonist i ngjarjes se cilësuar si “skandali i ambulancës së vdekjes”, u injektonte ajër në vena pacientëve të sëmurë rëndë që transportonte nga spitali, duke i shkaktuar vdekjen.

 

Më pas, ai u sugjeronte familjareve të viktimave një agjenci funeralesh, prej të cilës merrte si shpërblim 300 euro për çdo person.

 

Arrestimi i shoferit të “ambulancës së vdekjes”, erdhi pas informacioneve nga një ish-pjesëtar i mafias siciliane.

 

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë akuzat për “vrasje me dashje”. Mendohet se skema e tmerrshme, mund të ketë funksionuar që në vitin 2012. Autoritetet po hetojnë më shumë se 50 raste vdekjesh, ndërkohe që 12 prej tyre konsiderohen se kanë lidhje me skandalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *