E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Skandal tek Meksika, 8 lojtare orgji me 30 prostituta

Skandal seksual tek kombëtarja e Meksikes. Pak ditë para nisjes së kupës së Botës  përfaqësuesja e njohur e Amerikës Qëndrore është vënë në qëndër të ciklonit pasi revista “Tv Notas” publikoi një shkrim ku akuzohen 8 lojtarë se kanë shkuar me 30 prostitura pas miqësores se fituar 1 me 0 kundër Skocise.

 

Pas kësaj sfide 8 futbollistë të kombëtarës janë relaksuar në kryeqytetin “Nju Meksiko” duke organizuar një feste private në shoqërine e 30 prostitutave.

 

Emrat e lojtarëve të përfshirë në këtë skandal janë Memo Ochoa, Carlos Salcedo, Hector Herrera, Jesus Gallardo, i fratelli Giovani e Jonathan Dos Santos, Raul Jiménez dhe Marco Fabían, lojtarë të cilët aktualisht janë të gjithë në Danimarke ku më 9 qershor meksika do të luajë miqësoren e fundit para se të niset për në Rusi ku ndeshjen e parë në botëror do ta ketë më 17 qershor kundër Gjermanisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë