Një tjetër rast i rëndë me helmimin e nxënësve është shënuar në shkollën “Janaq Kilica” të Fierit.

Një numër I madh nxënësh kanë përfunduar në urgjencën e qytetit pasi kanë shfaqur simptoma të tilla si të vjella, probleme me frymëmarrjen dhe marrjemëndesh.

Nuk dihet ende arsyeja e saktë e helmimit, mirëpo paraprakisht dyshohet se disa nxenës kanë hedhur në klasë lëndë kimike.

Ky është rast I përsëritur I helmimit të nxënësve në këtë shkolle pasi pak ditë më parë 7 nxënës shkuan në spital me të njëjtat simptoma si pasojë e një lëndë kimike të shpërndare gjatë nje eksperimenti në orën e kimisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *