E shtunë, 21 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Skandal financiar te Vllaznia, shkon për gjykim dosja e ish-administratorëve

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dërgoi për gjykim ish-administratorët e klubit të futbollit “Vllaznia” sh.a dhe financierin e këtij klubi.

 

Të pandehurit akuzohen  për shpërdorim detyre, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe shpërdorim i fondeve publike duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej afro 30 000 000 lekësh.

 

Reklamë

Konkretisht, shtetasit Fatos Gjyrezi, administrator i shoqërisë nga data 1 shtator 2012 deri në datën 12 gusht 2014, Neritan Kalamishi, administrator i shoqërisë nga data 12 gusht 2014 deri në datën 8 janar 2016 dhe Denis Fani financier i shoqërisë.

 

Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve është filluar procedimi penal për pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë