E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“S’kam nevojë të më tregojnë detyrat”/ Ambasadorja Kim i përgjigjet Ramës

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratës që ky i fundit bëri ditën e djeshme mbi pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryediplomatja tha se pastrimi i listave të kandidatëve nuk duhet bërë sepse kështu thonë ambasadorët, por sepse politikanët e kanë detyrë zbatimin e ligjit shqiptar, në respekt të votuesve.

Reklamë

“Drejtuesit e partive nuk duhet të pastrojnë listat e tyre thjesht sepse disa ambasadorë thonë kështu ose sepse SHBA e kanë bërë të qartë se lufta ndaj korrupsionit është prioritet. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse kërkohet nga ligji shqiptar, është ajo që pritet nga një vend aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së, dhe kjo është një shenjë themelore e respektit për votuesit”, shkruan ambasadorja Yuri Kim, raporton Vizion Plus.

Kryeministri Edi Rama theksoi në konferencën e djeshme se kandidatët për deputetë që gënjejnë për të kaluarën e tyre mbajnë përgjegjësi individuale dhe se asnjë ambasador “nuk ka nevojë që t’i tregojë detyrën”.

Më shumë video

Reklamë