E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“S’ka zgjedhje pa opozitën, bojkot procesit në Kavajë”

Kryetari i Partisë Demokratike Basha, këmbëngul se nuk do te ketë zgjedhje ne 18 qershor pa opozitën, po as bojkot nga ana e saj. Ne një interviste per Zërin e Amerikës, megjithe këmbënguljen e gazetarit per te marre nje përgjigje te qarte dhe te prere nga kryeopozitari, ai përsëriti qëndrimet e shprehura edhe ne Tirane, duke shmangur fjalën “bojkot”.

 

Ai u deklarua i vendosur për te mos marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Kavajë, duke i cilësuar ato nje farse, ndërsa tha se ka marre gjithë mbështetjen e senatoreve dhe administratës amerikane per kauzën e opozitës.

 

Reklamë

Presidenti dekretoi ketë te premte datën 7 maj per mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne Kavaje, pas largimit te kryebashkiakut Rroshi, i prekur nga ligji i dekriminalizimit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë