Subscribe

Edhe pse procesi i rindërtimit ka filluar, banorët e pallatit 848 në lagjen numër pesë në Durrës ende nuk e kanë një përgjigje nga ekspertët për fatin e pallatit  ku kanë jetuar për 45 vite.

 

Sipas tyre, objekti u cilësua gjatë muajit nëntor me shkallë dëmtimi DS4, por dhe pse kanë kaluar afro nëntë muaj nga ky konstatim, godina nuk i është nënshtruar një ekspertize të thelluar.

 

Banorë 1

Ne jemi me qera. Duam të dimë ça do behët me pallatin. Një përgjigje duam.

 

Banorë 2

Nga momentet e para deri më sot nuk kemi parë njeri që të vijë të bëjë vlerësimin e pallatit; nga brenda.

 

Të revoltuar me situatën, banorët akuzojnë autoritetet se po i sorollatin, duke mos u dhënë një përgjigje nëse pallati do të shembet apo do të rikonstruktohet.

 

Banorë 1

Na sorollatin sa andej këtej në bashki dhe tek instituti. Kemi kaq kohë me qera. Nuk e duam as bonusin se vjen një moment që nuk durohet me. Duam një përgjigje.

 

Banorë 2

Është bërë një vlerësim i pallatit tonë. Disa persona që jetojnë këtu nuk kanë gjetur shtëpi. Kërkojmë që të vijnë të bëjnë inspektim.

 

Pallati është ndërtuar në vitin 1975 dhe aty jetojnë rreth 40 familje, një pjesë e të cilave vazhdon të qëndrojë aty, ndonëse ndërtesa pesë katëshe është shpallur me shkallë dëmtimi të rëndë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *