E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

S’ka më trëndafila për Fermeren e Ferma VIP 2! Nur Al Khazali shkëlqen single nën diellin e Dubait!

Fermerja e Ferma VIP 2, Nur Al Khazali, po shijon pushimet verore nën diellin përvëlues të Dubait. Duket se ky qytet i luksit është kthyer në një nga destinacionet e saj të preferuara, pasi ndjekësit e saj janë mësuar ta shohin shpesh duke postuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por përveç fotove plot shkëlqim dhe relaks, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve së fundmi: Nur ka konfirmuar publikisht se është sërish single.

“Jam 100% single dhe shumë e lumtur. Po shijoj pushimet me shoqërinë dhe familjen time. Pas pak ditësh do të kthehem në Shqipëri dhe destinacion do të kem Jugun këtë herë.”

Reklamë

Kujtojmë se gjatë pjesëmarrjes së saj në Ferma VIP 2, Nur u surprizua me një gjest romantik, i dashuri i saj i hodhi nga helikopteri  një tufë të madhe trëndafilash të kuq. Ky moment u bë mjaftë viral në rrjet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë