E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Ekonomi

S’ka më reshje, ekonomia rritet me 2.21%

Pas ritmeve të kënaqshme të rritjes ekonomike gjatë vitit që lamë pas, 2019 duket se nuk ka nisur mbarë. Ekonomia në tremujorin e parë rezulton të jetë zgjeruar me 2.21 %, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Kjo shifër është gati sa gjysma e rritjes ekonomike e fillim vitti të 2018, e cila rezultoi në nivelin e 4 %. E thënë ndryshe ekonomia është tkurrur ndjeshëm në në tre muajt e parë. Duke ju referuar të dhënave të INSTAT, thuajse të gjitha degët e ekonomisë kanë patur një rritje të lehtë.

 

Ndërsa sektori i industrisë dhe energjisë kanë patur efekt negativ. 2018 ishte një vit i mbarë për shkak të prodhimit të lartë të energjisë elektrike, e cila shpëtoi ekonominë, ndërsa e kundërta ndodhi këtë vit, ku në muajt e parë u shënua thatësirë, cka detyroi OSHEE të kryente importe të larta energjie.

Vazhdo të lexosh

Reklamë