Opozita u terhoq nga propozimi i saj qe procesi i zgjedhjes se anetareve te KQZ te zhvillohej tek Avokati i Popullit, duke u kthyer tek Parlamenti.

Kjo terheqje e PD riktheu negociatat ne Keshillin Politik, por palet ende nuk kane gjetur kompromis per mekanizmin se si do te zgjidhen anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi

Negociator, PD

“Ju e dini që ne kishim bërë një propozim tjetër më parë, por sot me qëllim që marrëveshja të zbatohet pa asnjë mëdyshje, por duke siguruar të gjitha garancitë e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ, që nga një anë duhet të jenë profesionistë dhe që të gëzojnë respekt te spektri politik si dhe të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tij rregullator dhe vendimmarrjen e tij nuk do të  kemi mazhorancë që do shkatërrojë zgjedhjet. Në këtë kuadër ne i kërkuam mazhorancës që me këtë hap të dytë iu afruam shqetësimit që kishte, të heqë dorë nga këmbëngulja që me çdo kusht të çojnë në një proces që nuk i jep rendësi.”

Damian Gjiknuri

 Negociator PS

“Dua ta përshëndes që është pozitive është se PD po vjen tek skema brenda Kuvendit të Shqipërisë. Por, nga ana tjetër propozimet e saj, me atë që u deklarua si skemë e ngjashme apo si formulë e ngjashme me zgjedhjen e organeve të drejtësisë, nuk është e tillë, sepse komisioni që propozojnë është prapë komision me përfaqësues partie. Ne mendojmë se Kuvendi i Shqipërisë dhe deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të të gjitha llojeve, duhet të jenë të përfaqësuar në këtë panel përzgjedhës dhe procedura parlamentare natyrshëm siguron mjaftueshëm garanci që ky proces i konsultimit të sigurohet.”

Palet do te vazhdojne te negociojne per te gjetur mekanizmin qe garanton qe opozita te jete e perfaqesuar ne KQZ.

Oerd Bylykbashi

“”Mazhoranca përsëri nuk e pranoi duke arsyetuar që ky sistem i propozuar prej nesh politizon, por ky që propozojmë ne është ai i reformës në drejtësi. I ftuam që të reagojnë në mënyrë konstruktive që KQZ të ngrihet sa më shpejt në mënyrë të besueshme për ti hapur rrugë organizimit të zgjedhjeve”

Damian Gjiknuri

“Dua ta deklaroj publikisht që mazhoranca do ti qëndrojë dhe do të garantojë që përfaqësuesit apo ekspertët të cilët do të propozohen, do të konkurrojnë për këto pozicione të KQZ, pra komisioneri, qoftë rregullatori, qoftë ankimori apo nënkomisioneri, pra këta përfaqësues që natyrisht duhet të jenë të denjë, pra që do të plotësojnë kriteret, do të kenë mbështetjen e mazhorancës nëse do të kenë dhe mbështetjen e PD.”

Nderkaq mazhoranca dhe opozita kane rene dakord qe ne Kodin Zgjedhor nuk do te perfshihet procedura e tenderit per realizimin e identifikimit biometrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *